Xhudistja nga Kosova merr medalje të bronztë në Kampionatin Evropian për të rinj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2021, 18:51
Xhudistja Erza Muminoviq ka fituar një medalje të bronztë në Kampionatin Evropian për rinj, që po mbahet në Luksemburg.
Lajmin e ka bërë me dije Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një njoftimi duke shtuat se Erza fitoi medaljen në kategorinë deri në 52 kilogramë.
“Bravo Erza, medaliste e bronztë e Evropës për junior. Xhudistja jonë, Erza Muminoviq, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për junior, që po mbahet në Luksemburg. Erza fitoi medaljen në kategorinë deri në 52 kilogramë. Në luftën për të bronztën mundi me ippon italianen, Federica Silveri, përmes repesazhit. Në përgjithësi, ajo shënoi katër fitore dhe një humbje. Fatjona Kasapi u ndalë në luftën e parë, kategoria 57 kg. Urime Erzës dhe Federatës së Xhudos së Kosovës.”
