Video/ Milani shkëlqen ndaj Lazios, Ibra rikthehet dhe vulos fitoren e kuqezinjve

Tre ndeshje, tre fitore. Një Milan i bukur, efikas dhe dominues ishte ndaj Lazios në "San Siro".
Në një ndeshje shumë të bukur, u përballën dy skuadra që ishin me pikë të plota por kuqezinjtë e Piolit arritën të imponoheshin 2-0 në një sfidë ku u rikhye në fushë Zlatan Ibrahimoviç dhe ku la menjëherë shenjë.
Ishte Rafael Leao i cili në fund të pjesës së parë arriti të kalonte në avantazh vendasit por krahas golit, në shtesën e këtij fraksioni, Kessie kishte mundësi të shënonte edhe nga penalltia por gaboi.
Lazio krijoi dhe u përpoq të barazonte dhe hyrja në fushë e Zlatan Ibrahimoviç duket se i dha zemër kuqezinjve të cilët pikërisht me suedezin gjetën golin e dytë dhe tê sigurisë në 66'.
Goli i dha goditje Lazios që nuk mundi të bënte më shumë dhe me këtë fitore, tashmë Milani shijon kreun bashkë me Napolin me pikê tê plota pas 3 javës.
