Video/ Liverpool nuk gabon, mposht Leeds dhe arrin rivalët në krye
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2021, 20:09
Pas Man. United dhe Chelsea, është radha e Liverpool të bëjë detyrën duke fituar sfidën e radhës.
Në një transfertë të vështirë ndaj Leeds United të Bielsas, "The Reds" u imponuan me rezultatin 3-0 falë golave të Salah në pjesën e parë dhe më pas në të dytën shënuan edhe Fabinho në 50' dhe Mane në 92' qé vulosi rezultatin.
Kjo fitore e ngjit ekipin e Klopp në krye të renditjes bashkë me dy ekipet e tjera, Chelsea dhe Man. United me nga 10 pikë.