Surprizon Luan Rama, i rikthehet gazetarisë, vjen me emisionin " Drejt" në RTV Ora
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2021, 21:38
Luan Rama, pas një karriere 30-vjeçare në politikë, ka vendosur t'i rikthehet gazetarisë me emisionin "Drejt."
Ramën do ta shohim çdo të hënë dhe të enjte, ora 21:00 në ekranin e RTV Ora me risi të reja për publikun shqiptar.
Jo vetëm politikë dhe debat, por duke trajtuar edhe atë çka të tjerët e anashkalojnë. Pa dorashka Rama surprizon me daljen e tij në ekran.
RTV ORA nis sezonin e ri me një programacion që do të bëjë për vete dhe përfshijë këdo në Shqipëri.
