Situata nga Covid/ 864 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja të ecurisë së COVID-19 në vendin tonë.
Ministria bën me dije se janë kryer 4334 testime nga të cilat kanë rezultuar 864 raste të reja. Gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 4 pacientë; një qytetare nga Tirana 65 vjeçe, një qytetar nga Kolonja 65 vjeç, një qytetar nga Shkodra 78 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 82 vjeç.
Rastet pozitive janë shënuar në këto bashki:
302 raste në Tiranë, 84 në Durrës, 65 në Shkodër, 38 në Fier, 30 në Berat, 29 në Vlorë, 27 në Elbasan, 22 në Lushnje, 21 në Kamëz, 16 në Korçë, nga 15 raste në Sarandë, Lezhë, 14 në Pogradec, 13 në Krujë, nga 11 raste në Kavajë, Gjirokastër, 10 në Dimal, nga 9 raste në Peqin, Vau i Dejës, Kukës, Has, nga 8 raste në Gramsh, Vorë, Patos, nga 7 raste në Kurbin, Mallakastër, 6 në Devoll, nga 5 raste në Divjakë, Roskovec, nga 4 raste në Rrogozhinë, Dibër, Delvinë, nga 3 raste në Prrenjas, Kolonjë, Maliq, Memaliaj, Bulqizë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Mirditë, Shijak, Himarë, Këlcyrë, Tepelenë, Skrapar, Cerrik, nga 1 rast në Librazhd, Kuçovë, Libohovë, Tropojë, Pukë.
Ministria informon se janë 12,766 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ndërsa në spital po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 679 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 141,717 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (12 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 864
Të shëruar në 24 orë 679
Të shtruar në spitale 175
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 4334
Testime totale 1,116,961
Raste pozitive 157,026
Raste të shëruara 141,717
Raste Aktive 12,766
Humbje jete 2,543
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5206
Shkodër 1590
Durrës 1080
Fier 1066
Vlorë 904
Lezhë 726
Elbasan 618
Berat 481
Korçë 321
Gjirokastër 295
Kukës 278
Dibër 201
