Video/ Berisha demokratëve: Mos u largoni, bashkë hedhim në koshin e plehrave vendimin e pengut Basha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2021, 18:53
Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon që anëtarët e Partisë Demokratike të mos largohen, pavarësisht përjashtimit të tij nga Lulzim Basha.
Në një video të publikuar në Facebook shihet një anëtar duke thyer kartën e anëtarësisë në PD dhe më pas e hedh në koshin e plehrave. Ish-lideri Berisha bën thirrje mos largohet asnjë.
Berisha kërkon që të gjithë së bashku të hedhin në koshin e plehrave vendimin antistatutor të Bashës.
"Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te hedhur ne koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshterues dhe fund e krye per interes personal te pengut Lulzim Basha.
Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise! Sb" /OraNews/
