Motori del nga rruga në Dvoran të Korçës, plagoset rëndë 38-vjeçari, niset drejt Tiranës
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 12 Shtator 2021, 21:16
Një motor ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Dvoran të Korçës. Si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë një person.
Mësohet se i plagosuri, 38-vjeç nga fshati Kamenicë do niset drejt spitalit të Tiranës.
Gazetarja e Ora News, Iris Rezhda bën me dije se policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
"Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:25, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Dvoran, ku shtetasi Olgert Jahja, 38 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, dyshohet të ketë humbur kontrollin e mjetit tip motor që drejtonte dhe për pasojë është rrëzuar në rrugë," informon policia.
Nuk dihen ende rrethanat e sakta të aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.
