Rënia e ashensorit në Astir, ISHMT: I paregjistruar, detyrë e administratorit që të…
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut një një reagim lidhur me rënien e ashensorit në pallatet e kompleksit Fratari, në zonën e Astirit sqaron se ashensori nuk rezulton i regjistruar.
Sipas ISHMT, personi përgjegjës i produkt/instalimit nuk e ka bërë regjistrimin e ashensorit pranë institucionit tonë.
ISHMT thekson se strukturat tona në momentin e marrjes së njoftimit janë angazhuar në bashkëpunim me strukturat ligjzbatuese për zbardhjen e çështjes.
"Është detyra e administratorit që të kontaktojë një organ përkatës për kontrollin periodik të ashensorit" thuhet në reagim.
Si pasojë e rënies së ashensorit gjatë mesnatës mbetën të plagosura dy gra, njëra prej të cilave ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.
Reagimi i plotë
Lidhur me ngjarjen e ndodhur në pallatet me adrese në kompleksin Fratari, në zonën e Astir, Tiranë, sqarojmë se prane ISHMT nuk rezulton ky subjekt si i regjistruar. Sipas Ligjit 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore’, i ndryshuar Personi Përgjegjës i produkt/instalimit nuk e ka bere regjistrimin e ashensorit pranë ISHMT.
Nga të dhenat e ISHMT për sa i përket raportimeve të Trupave të Autorizuara dhe të dhënave të tjera të siguruara nga ISHMT, rezulton se ashensori i cili ka pësuar "defekt teknik" duke shkaktuar aksident nuk ka qenë i inspektuar nga një Trupë e Autorizuar sic parashikon Ligji 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, i ndryshuar.
Në zbatim të legjislacionit për administrimin e ambjenteve të përbashkëta, banorët e pallatit duhet të zgjedhin një administrator dhe është detyra e administratorit të kontraktojë një Organ të Miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik, për të vlerësuar nëse ashensori është në përputhje me rregullat teknike për garantuar sigurinë e përdoruesve.
Strukturat e ISHMT ne momentin e marrjes se njoftimit janë angazhuar maksimalisht ne bashkepunim dhe me strukturat e tjera ligjzbatuese per zbardhjen e kesaj ceshtje.
