Lëvizte me pistoletë nëpër Tiranë, arrestohet 22-vjeçari i dënuar për vjedhje

Një 22-vjeçar, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes, është arrestuar nga policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje.

Në pranga ka rënë Ibrahim Gjidiaj. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5,  në vijim të punës për kapjen e personave që disponojnë armë zjarri pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, arrestuan në kushtet e flagrancë shtetasin I. Gj., 22 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës të këtij shtetasi, sherbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale "Armëmbajtje pa leje".

Lëvizte me pistoletë nëpër Tiranë, arrestohet

Lëvizte me pistoletë nëpër Tiranë, arrestohet