Ulsi Manja: Asnjë kostum nuk do më ndajë nga votuesit e mi, do jenë frymëzimi im në çdo detyrë
Ulsi Manja i cili do të mbajë postin e ministrit të Drejtësisë në kabinetin Rama 3 me anë të një postimi në Facebook shprehet se sot nis katërvjeçari i tretë në shërbim të popullit.
Manja ka falenderuar të votuesit e SP-së dhe votuesit e tij në veçanti duke thënë se ata do të jenë fryymëzimi i tij në çdo detyrë.
"Nisim sot katërvjeçarin e tretë në shërbim të njerëzve, me bekimin e popullit, me shpresën dhe besimin se do të bëjmë më mirë për gjithë shqiptarët. Pas betimit në sallën e Parlamentit, do të falënderoj përzemërsisht dhe në veçanti njësinë 11 të Partisë Socialiste në Tiranë; të 11434 votuesit e PS dhe me mirënjohje 6633 votuesit e mi. Asnjë kostum nuk do të më ndajë prej tyre dhe ata do të jenë frymëzimi dhe ndërgjegjja ime në çdo detyrë," shkruan Manja.
