I fishkëllejnë Kryetares së Gjykatës Speciale të Kosovës, Trëndafilovës ia ndalojnë fjalën në konferencë (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë konferencës për shtyp të kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

Dy aktivistë të Partisë Socialdemokrate kanë hyrë në konferencën e kryetares, duke fishkëllyer, për të kundërshtuar punën e gjykatës.

Një nga protestuesit e ka quajtur Trendafilovan përfaqësuese të një gjykate të padrejtë që po përpiqet “ta ndryshojë historinë e Kosovës”.

Kryetraja reagoi duke thënë se nuk e pati të qartë se çka kërkuan personat që protestuan.

“Nuk e kuptova se çfarë tha ky djaloshi. Besoj që deshi që të bëjë pyetje, por do të kishte qenë mirë që dikush të na përkthejë”, tha ajo.

Për më shumë ndiqni videon: