Reja për duelin me Hungarinë: Çdo ndeshje është deçizive, ka shanse ende për vendin e dytë
Trajneri i kombëtares kuqezi, Edi Reja foli në konferencën për shtyp në prag të sfidës shumë të rëndësishme ndaj Hungarisë në “Elbasan Arena”, aty ku rikthehen edhe tifozët ndërsa foli për paraqitjen me Poloninë duke kërkuar reagim ndaj Hungarisë.
Mister, me çfarë sistemi dhe çfarë skuadre do të luajmë ndaj Hungarisë?
“Kemi një ndeshje për të rikuperuar pas atij rezultati të padrejtë me Poloninë. Pres një ndeshje të mirë, kemi pësuar golat e parë që na kompromentuan ndeshjen me Poloninë.
Nëse bëjmë një ndeshje të mirë për të fituar, duke parë ekipin e Hungarisë edhe mposhten. Kemi ende shanse dhe mund të bëjmë një ndeshje të madhe. Jemi ende në këmbë dhe kemi ende shanse për të arritur objektivat tanë. Çdo ndeshje në këtë pike është vendimtare."
Hungaria ka treguar në ndeshjet e fundit që vendoset mirë në mbrojtje dhe lë pak hapësira. Kanë trajner italian, a do të jetë e barabartë taktikisht?
“Jemi të njëjtë me sistemin e lojës por filozofia ndryshon. Nuk ka të bëjë kombësia e trajnerit, Rossi ka treguar që ka një ekip kompetitiv, janë të fortë fizikisht ndërsa ne kemi lojtarë të shpejtë që mund t’i vëmë në vështirësi. Do të shikoj fomacionin pasi kemi 3 mungesa dhe do të vendos nesër”.
Me Poloninë luajtëm por u penalizuam në mbrojtje. Janë gabime të mbrojtjes apo një ndeshje e shkuar keq?
“Nëse duhet të bëjmë një analizë preçize, ne kemi bërë më shumë gjuajtje se ata. Dy gola i pësuam nga goditje dënimi, nga topa inaktive. Ata nuk kanë bërë asnjë gjuajtje në portë. U penalizuam sepse bëmë gabime individuale, kur pësojmë 4 gola normale që do të thonë që kemi bërë ndeshje jo të mirë por ishin gabime individuale”
Në një situatë të vështirë për ne por edhe Hungaria është në një situate të tillë. Sa deçizive do të jetë kjo sfidë?
“Të dyja ekipet kanë shanse për të ardhur në vend të dytë. Në këto kualifikuese çdo ndeshje është deçizive. Asnjë ndeshje nuk mund të anashkalohet, luajmë në shtëpi dhe duhet të fitojmë. Ndeshjet në shtëpi duhet t’i fitojmë për të aspiruar në ëndrrën tone në Botëror. Nuk ka ndeshje që nuk është deçizive”.
Kemi 3 mungesa mes titullarëve. A është mundësia që të rinjve t’u jepet një shans në ndeshje kaq vendimtare?
“Broja nuk është i ri këtu sepse ai ka luajtur në 6 ndeshje dhe mund të them që e kam parë dhe e kam analizuar.
Nuk më ka dhënë përgjigjet, që pres por është me perspektive dhe shumë cilësor. Do të jetë në stol dhe nëse do të kemi mundësi do ta përdorim do ta bëjmë.
Skema?
Moduli është gjithmonë ai, e kemi memorizuar dhe ka ardhur Bajrami që do ta marrë në konsiderate. Është në formë dhe duhet të bëjë vlerësime bashkë me të tjerët. Nuk kam vendosur akoma për lojtarët”.
Një këshillë nga Uzuni për kundërshtarin. A do të luajë sulmuesi?
“Nuk kam nevojë për të folur me Uzunin për të kuptuar si luan Hungaria sepse kemi një staf që bën analizën. Uzuni ka shanse të luajë sepse është në formë, është i motivuar, e kam parë gjatë gjithë kohës. Ka shumë mundësi të jetë titullar”.
A keni një mesazh për tifozët?
“Më në fund edhe ne do të kemi tifozët në stadium. Është një sport masiv në Shqipëri e jo vetëm dhe kur mbushen shkallët kemi avantazhe. Në futboll pa tifozë është si të luash miqësore. Me spektakorë është gjë tjetër, është koha që të kemi tifozët tanë në shkallët e stadiumit”.
