Cristiano Ronaldo stërvitet për herë të parë me Manchester United

Cristiano Ronaldo i është bashkuar skuadrës së Manchester United në seancën stërvitore.

Ai po ashtu është takuar për herë të parë me trajnerin e skuadrës, Ole Gunnar Solskja.

Ronaldo përfundoi transferimin e tij nga Juventusi te United më 31 gusht, ndërsa me ekipin kombëtar me Portugalinë, shënoi dy herë kundër Republikës së Irlandës për t’u bërë golashënuesi më i mirë në nivel ndërkombëtar.

Ronaldo kompletoi transferimin e tij nga Juventusi te Manchester United muajin e kaluar, ku “Djajtë e Kuq” do të paguajnë shumën prej 15 milionë eurosh përgjatë pesë viteve të ardhshme.

Ronaldo ka nënshkruar kontratën me “Djajtë e Kuq” deri në qershor 2023, me opsioni për rinovim deri në qershor 2024.