Arbër Bellegu, kampioni i Europës për të Rinjtë në boks. Puna e disiplina e djalit të Mrekullive
Arbër Bellegu, është boksieri nga Kosova dhe Kampion i Europës për të rinjtë në boks.
Është me prejardhje nga Peja, por i lindur dhe rritur në Gjermani.
Në një intervistë për emisionin 'Ditë e Re' në Rtv Ora, ai thotë se e ka filluar boksin që në moshën 13 vjeçare për të ushtruar aktivitet fizik, pasi ka qenë mbipeshë.
"Isha 120 kg. Më pas u bë pasion e më pas punë. Hera e parë që doli në ring ishte 4 muaj nga momenti kur nisi stërvitjen"
Kampioni i boksit filloi karrierën e tij me boks"
Pak ditë më parë fitoi titullin Kampion i Europës për të rinjtë, duke e kualifikuar atë në vendin e 321 mes 900 boksierëvë në rang global.
"Para dy javësh kam marrë dy tituj shumë të rëndësishëm, nga më të rëndësishmit për karrierën time. Tashmë renditem në vendin 321 në 900 boksierë në rang global", tha Arbri për moderatorët, Arjola Shehu dhe Arjon Muça.
Sa ndikon fakti që je shqiptar në këtë lloj profesioni?
"Shqiptarët për mendimin tim janë shumë gjaknxehtë, shumë janë të pa disiplinuar. Ka pasur shqiptarë që kanë qenë më të talentuar se unë, ama nuk stërviteshin çdo ditë, unë stërvitesha nga mëngjesi deri në darkë. Pa punë e pasion nuk arrin dot asgjë", tha Bellegu.
Arber Bellegu ka arritur që këtë vit të fitoj 2 tituj World Boxing League dhe European Boxing League Junior European Championship. Ndeshjen e fundit ai e mposhti për titull Hasan Kurnaz (8.10.0) dhe pas këtij triumfi ai ne renditjen e re botërore gjendet i 350-t
Pseudonimi i tij në ring është djali i mrekullive.


