Muriqi pas golit me Greqinë, Me Spanjën luajmë për tre pikë

Pas ndeshjes me Greqinë, Vedat Muriqi tha se Kosova do të luajë për tre pikë në ndeshje me Spanjën.

Muruqi është  autori i golit të barazimit kundër Greqisë dhe pas ndeshjes tha se Kosova meritoi më shumë.

“Sinqerisht po. Sulmuam, nuk u larguam prej sistemit dhe nuk luajtëm me topa të gjatë. U shpërblyem në fund. U gëzuam që ishte në minutën e fundit. sigurisht me Spanjën do të bëjmë maksimumin dhe luajmë për tre pikë. Pse jo”.

Ndeshja me Spanjën do të luhet më 8 shtator.