Reja ul lojtarët me këmbë në tokë: San Marino rival i vështirë, fitorja do ishte vendimtare



Trajneri i kombëtares Edi Reja kërkon të zbresë me këmbë në tokë lojtarët dhe lë porisitë e fundit.

“San Marino nuk është e lehtë. Është rival i vështirë duhet të jemi të përqëndruar. Duhet të përqëndrohemi në maksimum dhe të bëjmë një lojë të mirë.

Është një sfidë aspak e lehtë. Është ndeshja jonë vendimtare. Para nesh është vetëm San Marino dhe nëse ne fitojmë kemi mundësi të kalojmë në vend të dytë, nëse Hungaria ndalet nga Anglia, dhe kjo do të ishte vendimtare”  tha Reja në konferencën për gazetarët.

Nesër është ndeshja Shqipëri – San Marino do të luhet në “Elbasan Arena”