Kosova barazon me Greqinë, Vedat Muriqi i shokon grekët në Prishtinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2021, 23:19
Kosova dhe Greqia ndajnë pikët në Grupin B në kualifikimet për Kupën e Botës.
Ndeshja përfundoi 1-1.
Në përfundim të pjesës së parë, Greqia kaloi në epërsi me golin e Anastasios Douvikas, që u shënua në minutën e 45+2.
Dardanët nuk hoqën dorë nga presioni dhe kërkonin golin e barazimit.
Në sekondat e fundit të takimit, skuadra jonë i barazoi shifrat në 1-1 me Vedat Muriqin që në minutë e 90+2 përfitoi nga një asistim i Florent Hadërgjnajt.
Kosova ka katër pikë në Grupin B, me Spanjën që ka dhjetë, Suedia me nëntë, Greqia me tri dhe Gjeorgjia me një.