Hysaj: Jemi skuadër shumë e fortë, kemi mundësi të shkojmë në Katar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2021, 13:12
Elseid Hysa është optimist për kualifikimin në Botëror. Në konferencën për median Hysaj tha se Shqipëria është një skuadër shumë e fortë.
“U desht fitore sepse na karikon për të ecur përpara. Kemi mundësi të kualifikohemi e të shkojmë në Katar. Jemi skuadër shumë e fortë. Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë kaq shumë futbollistë që luajnë në Europian “
Ndeshja me San Marinon?”
"Duhet të shkojmë në fushë me vetëbesim. Do fitojmë 3 pikëshin. Me Poloninë e Hungarinë janë dy ndeshje që i presim me padurim”