Shqipëri-Hungari, kompanitë e basteve caktojnë si fitues miqtë

Ndërsa sot luhet Shqipëri-Hungari në Elbasan Arena, kompanitë e basteve caktojnë si fitues Hungarinë.

Sipas tyre, Hungaria vlerësohet me koeficientin 2.6, ndërsa Shqipëria kuotohet 2.9 për një triumf.

Nga ana tjetër një barazim kuotohet po aq sa fitorja e Shqipërisë, me 2.9.

Sa u përket kushteve atmosferike, moti në Elbasan sot pasdite pritet që të jetë me shi dhe temperaturat të variojnë nga 16 në 28 gradë celsius.