Kapiteni Berisha: Të eliminojmë gabimet, me Hungarinë, shansi për ëndrrën tone
Pragndeshja me Hungarinë në “Elbasan Arena” nisi me konferencën për shtyp të trajnerit Edy Reja dhe kapitenit Etrit Berisha ku si fillim foli gardiani kuqezi i cili sigurisht e nisi edhe me një koment për humbjen me Poloninë.
"Vijme nga një humbje e rëndë në rezultat dhe jo në performancë. Eshtë koha e duhur kjo sfidë, 3 dite për tu përgatirut për Hungarinë. Jemi të gjithë vetëdijshëm për atë që kemi bërë me Poloninë. Duhet të eliminojmë disa gjëra si në pësimin e golave edhe pse ishim përgatitur. Gjerat e mira duhet ti marrim me vete dhe të korrigjojmë pësimin e golave. Me ndeshjen që bëmë ne duhet të kishim marrë shumë më shumë se ai rezultat. Do të mundohemi që ndeshjen e ardhshme do të japim më shumë dhe shpresojmë të rikthehemi me fitore”.
Kjo ndeshje duket si deçizive për të dyja skuadrat?
“Po sigurisht që është për të dyja skuadrat. Edhe ndaj Polonisë ishte me rëndësi por me këtë sfidë ndaj Hungarisë kemi shansin për të vazhduar ëndrrën tone. E njëjta gjë është edhe për Hungarinë dhe Poloninë”
Si është atmosfera në skuadër në prag të kësaj ndeshje
Atmosfera ? të gjithë janë të vetëdijshëm për atë që kemi bërë me Poloninë, gjëra të mira e jo të mira. Të gjithë duam që të rikthehemi te firtorja sepse fitorja të jep force për të ecur përpara për objektivat tona.
Si ju duket sfida ndaj një skuadre si Hungaria, a kemi shanse?
"Kombëtarja jonë ka bërë një hap të rëndësishëm. Lojërat e ekipit janë më të mira, kemi personalitet, kemi gjëra më të mira. Ato që duhen eliminuar janë ato që janë të evitueshme. Hungaria është ekip I forte ka bërë shumë mirë edhe në Europian. Do të jetë sfidë e veçantë për të dyja ekipet pa marrë parasysh se çfarë kemi bërë më përpara. Kemi respekt për Hungarinë por do të kërkojmë fitoren."