Projektohet një tjetër përplasje e madhe në merkato PSG-Real Madrid

Teksa raundin e parë të betejës e fitoi PSG ndaj Real Madrid, tani vijnë ditë të vështira për parizienët por edhe për klubin spanjoll.

Çështja Mbappe tani po anon nga Real Madrid që mund ta marrë falas ose për pak para në Janar e nga ana tjetër merkato do t’i vërë sërish përballë këto dy klube të mëdha verës tjetër kur të dyja ekipet do të kërkojnë një tjetër sulmues të madh.

Është e njëjta strategji për të dyja skuadrat dhe nuk ka plan B. Nëse te PSG, ikën Mbappe, që do të ikë verën tjetër, Leonardo do të tentojë një sulmues të madh dhe emri është ai i Erling Haaland. Po njësoj edhe te Real Madrid, me ardhjen falas të Mbappe, Florentino Perez do të kërkojë një sulmues për të sistemuar repartin për vitet e ardhshme dhe emri është po ai, Erling Haaland.

Përplasja është projektuar dhe do të jetë edhe më e ashpër se Mbappe duke qenë se ndoshta të dyja klubet do të duan të hakmerren për transferimin e sulmuesit francez dhe mënyrën sesi rodhën ngjarjet, shkruan Ora News.