Nisi sot sezoni i ri i 'Ditë e Re', risitë dhe surprizat që sjell për teleshikuesit

Emisioni i mëngjesit 'Ditë e Re' nisi sot sezonin e ri televiziv, në ekranin e Rtv ORA.

Nën drejtimin e moderatorëve Ajola Shehu dhe Arjon Muça, sezoni i ri premton risi dhe formate të reja për teleshikuesit, duke ndërthurur informimin me argëtimin.

Në Ditë e Re do të njiheni me të rejat më të fundit, këmbimin valutor, motin, horoskopin, talente të reja muzikore, intervista me artistë dhe personazhe të mirënjohur si dhe pak thashetheme  për showbizin shqiptar me gazetaren Marsida Hyko.

Na ndiqni çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 07:00 deri 10:00 në ekranin e Rtv ORA.