SHBA: I veshur me antiplumb vret 4 persona, mes tyre mamanë me foshnjen 3 muajshe në krah

Një burrë i veshur me jelek antiplumb ka vrarë katër persona mes tyre një fëmijë në krahët e të ëmës, ndërsa ka plagosur një vajzë 11 vjeçe mëngjesin e së dielës me orën lokale. 

Ngjarja është shënuar në Lakeland të Floridas bën të ditur sherifi i konteas Polk.

Autori ka shkëmbyer zjarr dhe me agjentët e policisë përpara se të plagosej e të dorëzohej. Ndërkohë që në spital ka tentuar ti marrë pistoletën një polici.

Autori ka pranuar se ka qenë nën efektin e metadonit.

CNN shkruan se autori ishte një ish marins, i quajtur Brian Riley, 33 vjeç.

Viktimat e tij janë: Një 40 vjeçar, një fëmijë 3 muajsh, e ëma 33 vjeçe, gjyshja e tij që ishin brenda në shtëpi dhe gjyshi, 62 vjeç. Edhe qeni i familjes është vrarë.

Ndërsa vajza 11 vjeçe ka marrë shumë plagë plumbi dhe është dërguar në spital

Autori e përshkruante veten si “Mbijetuesi” dhe se kishte marrë mesazhe nga Zoti, tha Sherifi i .

SHBA: I veshur me antiplumb vret 4 persona, mes tyre mamanë me foshnjen 3