Shifra alarmante në Maqedoninë e Veriut/ 32 viktima dhe 708 raste të reja me Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2021, 20:14
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 32 persona si pasojë e Covid-19.
Mësohet se gjatë kësaj kohe janë regjistruar po ashtu 708 raste të reja, ku numri më i lartë është shënuar në Shkup.
Sipas Ministrisë gjatë 24-orëve, 573 pacientë fituanë betejën me COVID-19.
