Covid i mori jetën dhe fëmijën, i jepet lamtumira 28-vjeçares, mesazhi prekës i grimieres së VIP-ave

Mesditën e sotme është varrosur 28 vjeçarja nga Vushtrria, Liberta Selaci, e cila ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme si pasojë e Covid-19.

E reja e cila ishte shtatzënë është varrosur  në varrezat e fshatit Banjskë të Vushtrrisë.

28-vjeçarja e cila ishte e njohur në Kosovë, pasi punonte grimiere, ka lënë pas një vajzë dhe bashkëshortin e saj, Fitimin.

Në varrim morën pjesë vetëm të afërmit dhe familjarët për shkak të parandalimit të përhapjes së sëmundjes vdekjeprurëse.

Ndërkohë për ndarjen nga jeta të 28-vjeçares ka reaguar edhe makeup artistja e famshme Sellma Kasumoviq.

Në një ‘Instastory”, Kasumoviq i shpreh ngushëllime të afërmeve, ndërkohë bën thirrje që të gjithë të vaksinohen pasi virusi nuk njeh moshë.

“Kolegia  ime, grimerja Liberta Selaci, 28-vjeçare dhe shtatzënë sot humbi jetën nga virusi. U prehtë në paqe ajo bashkë me foshnjën e palindur. Zoti ua lehtësoftë miqve në këto çaste të vështira! Raste si ky dhe të tjera për çdo ditë, le të jenë thirrje për vaksinim. Ju lutem shpirtërisht dhe sinqerisht. Virusi nuk po njeh moshë. “- shprehet ajo. 

Covid i mori jetën dhe fëmijën, i jepet lamtumira