The Economist: Shifrat reale e të vdekurve nga Covid-19 janë tjetër nga realja, edhe Shqipëria me të kuqe

Shifrat reale e të vdekurve nga Covid-19 janë  tërësisht ndryshe nga shifrat zyrtare. Duke analizuar të dhënat, prestigjozja, "The Economist" raporton se numri real i vdekjeve është shumë më i lartë nga se sugjerojnë numrat zyrtarë të vdekjeve.

Matësi zyrtar i vdekjeve nga Covid-19 numëron 4.5 milionë vdekje në total, ndërsa shifrat reale  sipas matjes së  'The Economist' variojnë midis 9.3 deri në 18.1 milionë viktima.

The Economist  ka publikuar një hartë sipas të cilës shtetet konfigurohen me ngjyra, nga e verdha e lehtë deri te e kuqja flakë, sipas numrit të vdekjeve të tepërta.

Në vendet e ngjyrosura me të verdhë, vdekjet e tepërta nga koronavirusi për 100 mijë banorë variojnë nga 25 deri në 100.

Ndërkohë numri i vdekjeve të tepërta,  te vendet me ngjyrë portokalli të hapur varion nga 100 deri në 150.

Viktimat në vendet me portokalli të theksuar janë 150 deri 250 për 100 mijë banorë.

Vendet më ngjyrë kuqe të hapur regjistrojnë 350 deri 350 viktime për 100 mijë banore, ndërsa vendet me ngjyrë të kuqe flakë shënojnë mbi 350 viktima për 100 mijë banorë, ku bën pjesë edhe vendi ynë.

The Economist shpjegon  një ndër shkaqet e devijimit ekstrem të shifrave.

"Shifrat reale janë shumë herë më shumë se sa ato zyrtare, për shkak  se jo të gjithë personat që kanë vdekur nga Covid-19 janë shtruar në spital, kjo do të thotë se ata nuk bëjnë pjesë në listat e viktimave të Covid-19", shkruhet në gazetë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Economist (@theeconomist)