Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda do të punojnë së bashku për Afganistanin

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe homologu i tij holandez Mark Rutte kanë rënë dakord të punojnë së bashku për të rivendosur një prani diplomatike në Afganistan sa më shpejt të jetë e mundur, tha zyra e Johnson.

Dy kryeministrat zhvilluan një bisedë telefonike pasditen e të premtes, 3 shtator, ku "theksuan se çdo njohje e talibanëve duhet të bazohet në respektimin e të drejtave të njeriut dhe lejimin e kalimit të sigurt jashtë vendit", tha një zëdhënës i Doëning Street.

"Ata ranë dakord të punojnë së bashku për të rivendosur një prani diplomatike ndërkombëtare në Afganistan sapo të lejojë mjedisi politik dhe i sigurisë."

Dyshja gjithashtu "ranë dakord mbi nevojën për një përpjekje të koordinuar ndërkombëtare për të parandaluar një emergjencë humanitare në rajon".