Afganistan/ Përplasje dhe rezistencë në zonën e fundit të papushtuar nga talibanët

Katbr ditë pas përfundimit të evakuimeve në Afganistan situata nuk mbetet e qetë. Talibanët kanë nisur një sulm ushtarak në luginën e Panjshirit e cila është zona e fundit e papushtuar.

Burimet mediatike flasin për përplasje të ashpra dhe me viktima nga të dy krahët.

Madje nuk kanë munguar as deklaratat e talibanëve se tashmë e kanë pushtuar edhe këtë rajon të fundit, duke dhënë dhe informacione se një nga udhëheqësit e rezistencës, Amrullah Saleh, ishte larguar nga vendi.

Ky i fundit përmes një video-mesazhi deklaron se situate në zonë mbetet e vështirë, por shtoi se ai nuk do të largohet nga vendi dhe se do të vazhdojë të rezistojë.

Lugina Panjshir, në veri të kryeqytetit Kabul, është një nga provincat më të vogla të Afganistanit dhe e vetmja që nuk ka rënë në duart e talibanëve.

Kështjella tradicionale anti-talibanë është shtëpia ku jetojnë rreth 200,000 persona të mbrojtur nga male të lartë.

Rezistenca,  e cila përfshin ish-anëtarë të forcave afgane të sigurisë dhe trupa lokale - udhëhiqet nga Ahmad Babai, i të cilit luftoi me sukses sovjetikët në vitet 1990.

Talibanët pritet të shpallin një qeveri të re në ditët në vijim kur dhe do të shihet nëse do të njihen nga SHBA apo Bashkimi Evropian.