Mullah Baradar pritet të bëhet udhëheqësi i qeverisë talibane
Udhëheqësi politik dhe bashkëthemeluesi i grupit taliban, Mullah Baradar pritet të jetë udhëheqësi i qeverisë së re në Afganistan, sipas prestigjozes Reuters.
Baradarit, do t'i bashkohen në poste të larta në qeveri Mullah Mohammad Yaqoob, djali i bashkëthemeluesit të talibanëve Mullah Omar dhe Sher Mohammad Abbas Stanekzai.
Në përditësimin e fundit se kur afganët mund të presin shpalljen e qeverisë së re, një zëdhënës i talibanëve tha se shpallja nuk do të ndodhë deri më 4 shtator.
Analisti afgan Martine van Bijlert thotë se talibanët "nuk ishin aspak të përgatitur për largimin e papritur të Presidentit Ashraf Ghani më 15 gusht dhe që Kabuli të binte në duart e tyre aq shpejt".
Ata kurrë nuk kanë përgatitur një plan të detajuar ose politikë qeveritare, citohet të ketë thënë për AFP.
Talibanët kanë marrë pushtetin në Afganistan më 15 gusht./Ora News/
