Tragjedi me 6 të vdekur në Turqi, treni përplaset me minibusin që transportonte punëtorë

Një aksident tragjik ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm (4 shtator) në veri-perëndim të Turqisë.

Një tren mallrash është përplasur me një minibus duke lënë të vdekur 6 persona.

"Në aksident u përshinë një minibus që transportonte punëtorë të fabrikës dhe një tren që u nis për në Çerkezköy në orën 8 të mëngjesit," tha agjencia e lajmeve.

Gjashtë viktimat e aksidentit ndodheshin në minibus.

Në 2018, 25 persona vdiqën kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në Çorlu. /OraNews/