Gratë afgane protestojnë në Kabulin e pushtuar, ja çfarë kërkojnë nga talibanët
Një grup aktivistesh afgane organizuan një protestë të vogël duke bërë thirrje për të drejta të barabarta dhe pjesëmarrje të plotë në jetën politike, konfirmon CNN.
Pavarësisht rrezikut, një grup i quajtur 'Rrjeti i Pjesëmarrjes Politike të Grave' marshoi në rrugë para Ministrisë së Financave të Afganistanit, duke mbajtur pankarta në duar, ku shkruhej “Qeveria heroike me gratë”.
Gratë kërkuan që tu jepet e drejta për arsimim, angazhim social dhe politik dhe liri të përgjithshme, të cilat përfshihen në lirinë e fjalës.
Megjithatë numri i protestuesve ishte i vogël, për shkak të frikës së talibanëve.
Udhëheqësit talibanë këmbëngulin publikisht se gratë do të luajnë një rol të spikatur në shoqëri dhe do të kenë qasje në arsim. Por, zëdhënësi i talibanëve, Zabinullah Mujahid njoftoi se nuk do të ketë ministra gra në qeverinë e re afgane
Disa gra afgane tashmë po qëndrojnë në shtëpi nga frika për sigurinë e tyre, dhe disa familje po blejnë burka të mbuluara për të afërmit femra.
Demonstrata në Kabul vjen një ditë pasi gratë organizuan një demonstratë të ngjashme në qytetin perëndimor të Afganistanit, Herat. Gratë në atë protestë mbanin një pankartë të madhe ku shkruhej: "Asnjë qeveri nuk mund të zgjasë pa mbështetjen e grave."
Këto janë 3 shenjat e horoskopit që nuk e njohin xhelozinë
4 Shtator, 07:4


