Hetimet e FBI për 11 shtatorin, Biden urdhëron deklasifikimin e dokumenteve
Vetëm pa ditë nga 20 vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar mbrëmjen e sotme se ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që do të deklasifikojë dokumentet që lidhen me hetimin e FBI -së për këtë ngjarje.
Biden tha se ai po drejton Departamentin e Drejtësisë dhe agjencitë e tjera federale të bëjnë një rishikimdeklasifikimit të dokumenteve
Rishikimi mund të rezultojë në lëshimin e dokumenteve të reja, nëse agjencitë gjejnë disa që mund të deklasifikohen.
"Urdhri ekzekutiv kërkon që Prokurori i Përgjithshëm të publikojë dokumentet e deklasifikuara gjatë gjashtë muajve të ardhshëm," shkroi Biden në një deklaratë.
"Zemra ime vazhdon të jetë me familjet e 11 shtatorit që vuajnë, dhe administrata ime do të vazhdojë të angazhohet me respekt me anëtarët e këtij komuniteti."
Lëvizja vjen rreth një muaj pasi më shumë se 1,600 njerëz të prekur nga sulmet e 11 shtatorit lëshuan një letër ku i bënin thirrje Biden që të mos shkojë në Ground Zero në New York City për të shënuar përvjetorin e ngjarjes nëse ai nuk lëshon dokumente dhe informacion shtesë, të bllokuara më parë nga qeveria amerikane.
Jo shumë kohë pas asaj letre, Departamenti i Drejtësisë njoftoi se do të rishikonte informacionet ose dokumentet e fshehura më parë në lidhje me sulmet e 11 shtatorit 2001, të cilat mund t'i zbulojë për publikun.
Një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë tha në gusht se qeveriaishte njoftuar nga një gjykatë federale në Manhattan se FBI kishte mbyllur hetimet lidhur me disa rrëmbyes të 11 shtatorit.

