Çupi: Qeveria me gra e Ramës, oaz në shoqërinë tonë patriarkale, të domosdoshme zëvendësimet
Në një intervistë për RTV Ora, analisti Frrok Çupi u shpreh se ka një numër të madh të grave në qeverinë Rama 3.
Ai shtoi se Shqipëria është një shoqëri patriarkale dhe ndërtohet një qeveri me shumicë nëna, si një prirje e botës perëndimore.
Çupi: Ka një numër të madh të grave në qeverinë Rama 3. Ne jemi një shoqëri patriarkale dhe ndërtohet një qeveri me shumicë nëna. Mund ta quajmë një oaz matriarkale në këtë shoqëri. Kjo është edhe një prirje e qytetërimit perëndimor. Meritokracia dhe votat nuk janë një gjë që gjithmonë përputhen. Besoj se është përgjegjësia e kryeministrit që të vërë gishtin tek ata që i duhen për qeverinë. Gjithë kohës, nëse futemi në diskutime private ministër-kryeministër, këtu shkelet demokracia.
Figurat e vjetra të PS-së po vjetërohen nga mosha. Kanë qenë në pushtet 2 mandate. Shumë perosnalitete janë rritur në periudhën Nano. Kanë kaluar mbi 20 vite dhe në klasë politike sigurisht është e domosdoshme që të zëvendësohet pak nga pak. Ne nuk kemi shkolla politike, përpos parlamentit dhe aty bëhen zëvendësimet e të vjetërve dhe të rinjve.
Çupi shtoi se Për ministrin Peleshi ka një kallëzim në SPAK, por prokuroria nuk ka folur deri më tani që të vihet në pikëpyetje ministri.
Çupi: Për ministrin Peleshi ka një kallëzim në SPAK, por prokuroria nuk ka folur deri më tani. Nëse thotë se ka një dosje dhe po afrohet mbyllje, këtu vihet në pikëpyetje ministri. Por nëse nuk ka një fajësi sado të vogël, atëherë po. Por unë i shikoj këto akuza si të përshpejtuar. Nëse ka faje dhe çështje penale, ata mund të tërhiqen dhe të shkojnë në punën e tyre.
