Ministrja e Jashtme e Kosovës në gjendje të rëndë shëndetësore nga covidi

Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz pas infektimit me Covid-19 është në gjendje të rëndës shëndetësore.

Mediat kosovare bëjnë me dije se Ministrja ka rezultuar pozitiv ne Gjermani ku edhe është duke u trajtuar në shtetin gjerman dhe po qëndron e izoluar në një hotel.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz ka kohë që nuk ka dalë për konferenca.