Vdiq në aksident automobilistik, para tragjedisë reperi grek po këndonte me Eleni Forueirën në dasmën e mikut të tij (video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2021, 14:29
Reperi i njohur grek, Mad Clip, ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit sot, në një aksident automobilistik.
Foto dhe videot që reperi ka shpërndarë para aksidentit automobilistik, dëshmojnë se ai kishte qenë në një dasmë dhe se momentin fatal po kthehej nga festa.
Ai ishte i ftuar në dasmën e mikut të tij, Giorgos Benioudakis, ku dhe ka kënduar me këngëtaren me origjinë shqiptare, Eleni Foureira.