'Rama 3' Demalia: Kabineti i ri është vazhdimësi e korrupsionit në lidhje me krimin e pastrimit të parave

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, publicisti Ilir Demalia, ka komentuar kabinetin e ri të qeverisjes Rama 3.

Demalia thotë se është një kabinet në vazhdimësi të korrupsionit dhe të pastrimit të parave.

Përsa i përket grave të cilat kanë marrë detyra kryesore në pushtet, Demalia thotë se nuk njeh asnjë sukses të tyre në shoqërinë shqiptare. 

"Kabineti është ‘llumi’ me ministra që vetë Rama i ka hequr për dështime, si Kodheli, Nikolla dhe i kthen prapë. Është ajo lojë që bën Rama për të krijuar gjoja imazhe në momente të caktuara.  Tani ka krijuar këtë imazhin që po mundohet ta imitojë dhe shefi i opozitës. Është një kabinet i ndërtuar me 12 femra. Nuk kam asgjë kundër femrave, por kur flasim për barazi gjinor, flasim për barazi konkurrimesh, jo katakultimesh. Ne ngelemi modeli i shëmtisë së imitimit ashtu si në kohën e revolucionit kulturor. Nuk e di se ku e kanë suksesin këto gra, nuk i gjykoj si gjini femërore. Është një kabinet në vazhdimësi të korrupsionit në lidhje me krimin e pastrimit të parave. Shqipëria është masakruar nga ana urbane sidomos kryeqyteti, dhe Durrësi.

Demalia thekson se nëse një ditë Kryeministri Rama do të lërë postin, vakumi që do të krijohet në PS është njëlloj si vakumi që la ish-kryeministri Berisha.

Ne nuk kemi qytetari, dhe në një vend ku mungon qytetaria sepse nuk ka elita që të ndërgjegjësojnë qytetarin atëherë është vend i mbaruar. 

Gjendja është shumë e rëndë. A ka ndonjë dritë? Unë nga këtu nuk e shoh. Ku janë partitë e reja, u zhdukën. Ben Blushi është pjesë e këtij establishmenti mafioz. Jozefina Topalli dhe Patozi ka qenë pjesë e atij establishmenti, të cilët kanë shkatërruar Shqipërinë dhe demokracinë. Këta nuk kanë as moral as qëllim as ideal as asgjë, se janë të korruptuar. Dhe Partia Socialiste duket e fuqishme se ka pushtetin por nëse  një ditë kur Edi Rama të  largohet nga PS, vakumi që do të krijohet në PS është njëlloj si vakumi që la Berisha. Sepse këto nuk mendojnë mbi trashëgimi sepse këto nuk i kanë ngritur partitë mbi vlera, sepse nuk i kanë ngritur partitë mbi konkurencë. 

Këta janë pazarexhinj që i nënshtrohen kryetarit. Nuk ka qeveri Rama 3, është vetëm 1, Rama. Ato të tjerët janë kot që plotësojnë 1. Ka ardhur tre herë në pushtet sepse nuk ka shoqëri civile, nuk ka opozitë, nuk ka parlamentarizëm. Njerëzit nuk kanë ndërgjegje, të gjithë janë zhytyr në llum, të gjithë kanë parë interesat personale, nëpërmjet përfitimeve duke i shërbyer, korrupsionit, krimit dhe dallavereve, nuk ka si të kenë moral. Nuk krijohet qytetari më këto modele.  

Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti për online Anila Kolgjini.