Sulm i përgjakshëm me 4 të plagosur në qendrën tregtare në Zelandën e Re
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2021, 07:36
Policia e Zelandës së Re ka qëlluar dhe vrarë një burrë që dyshohet se sulmoi dhe plagosi disa klientë në një qendër tregtare në Auckland.
"Policia konfirmon se një burrë hyri në një supermarket në (periferi) New Lin (Auckland) dhe plagosi disa njerëz," tha ai në një njoftim për shtyp.
Policia "gjeti dhe qëlloi burrin", i cili "vdiq në vend", shtohet në njoftimin për shtyp.
Sipas medieve të Zelandës së Re, katër persona u dërguan në një spital të Auckland në gjendje kritike, pasi njëri u plagos me thikë dhe dy të tjerë nga plumbat. Kryeministrja, Jacinda Ardern u informua për incidentin.

