Takimi me Lajçak, reagon Kurti: U pajtuam se nuk ka alternativë për procesin e zgjerimit në BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbardhur takimin me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në një postim në Twitter, Kurti shprehet se në takim janë diskutuar marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor me BE-në si dhe është biseduar për takimin e ardhshëm Kosovë-Serbi.
Më tej ai tha se ata ranë dakort për rëndësinë e afrimit të perspektivës së BE-së me njerëzit, pasi se nuk ka alternativë për procesin e zgjerimit të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Ne diskutuam marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor, si dhe takimet e mëparshme dhe të ardhshme të dialogut me Miroslav Lajçak në BSF. Ne u pajtuam për rëndësinë e afrimit të perspektivës së BE-së me njerëzit dhe se nuk ka alternativë për procesin e zgjerimit të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Kurti.
We discussed EU-Western Balkans relations as well as the previous and upcoming dialogue meetings with @MiroslavLajcak at #BSF. We agreed on the importance to bring EU-perspective closer to people and that there is no alternative to EU enlargement process for the WB6 region. pic.twitter.com/uQbR1HEv4F
— Albin Kurti (@albinkurti) September 1, 2021
Takimi i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me Lajçak u bë në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë.
Kurti në Forum deklaroi se BE duhet të që reformojë sistemin e saj vendimmarrës sa i përket procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Më tej tha se zgjerimi i ardhshëm i BE-së dhe reformat në vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndodhin krah për krah me njëra tjetrën.