Flakët përfshijnë ullinjtë e fshatit në Vlorë, rrezikohen banesa dhe stane

Vatra zjarri janë regjistruar në fshatin Sherishtë të Vlorës ditën e sotme.

Nga flakët rrezikohen stane dhe banesa aty pranë, ndërkohë që dyshohet që zjarri të jetë i qëllimshëm.

Deri më tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje nga autoritetet për fikjen e flakëve, ndërsa kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse nga Vlora me vonesë për shkak të largësisë.

Vetë banorët po tentojnë shuarjen e flakëve duke mos i lejuar të përhapen më tej, ndërkaq po digjen disa rrënjë ullinj.

Flakët përfshijnë ullinjtë e fshatit në Vlorë,