Koka: I vetmi interes i liderëve politik është të mos përfundojnë në burg, jo interesi publik
I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV Ora, gazetari Bledian Koka, ka komentuar emrat e rinj të kabinetit Rama 3 të cilat u bën publike ditën e sotme.
Koka është shprehur se Kryeministri Rama përveç mandatit të katërt ka ambicie edhe për mandatin e pest, ndërkohë thekson se opozita duhet t’i kërkojë qeverisë të ndalojë të gjithë PPP e paligjshme pasi sipas tij, po shkatërrojnë borxhin publik.
"Rama ka ambicie për mandatin e pestë me sa pashë unë. Opozita përpara se të fillojë betejën për ndryshimin e reformës, reformën territoriale, unë jam i mendimit që të vazhdojë betejën për t’i kërkuar qeverisë të ndalonte të gjitha PPP e jashtëligjshme dhe korruptive me të cilat kjo qeveri e ka shkatërruar borxhi publik. Unë nuk mendoj se qytetarët shqiptarë ikën nga Shqipëria për shkak të reformës territoriale, apo ndryshimet kushtetuese.
Këtu ka një keqqeverisje dhe këtu sido si ti bësh ndryshimet Kushtetuese, ndryshimet e Reformës zgjedhore, kjo nuk e pengon një shtetar. E vetmja gjë që e pengon është vetëdija e pozicionit për të kërkuar që e keqja të ketë limite apo dëmi të jetë i kontrolluar. Zakonisht për këto gjëra, protestohet, nuk bashkëpunohet, në mënyrë që të shkojë në interesa të qytetarëve. Në të kundërt, nuk kemi interesa të qytetarëve, por interesa të partive politike. Kur Basha dhe Rama futen në marrëveshje, fakti ka treguar që fiton Edi Rama."
Përsa i përket faktorit ndërkombëtarë, Koka thekson se këto të fundit ndërhyjnë tek vendet ku lidershipi është i korruptuar, ndërkohë shton se i vetmi interes i liderëve në vendin tonë është të mos përfundojnë prapa hekurave dhe jo interesi publik.
"Unë mendoj se faktori ndërkombëtar merr vlerë dhe bëjnë gallatë me vendet ku janë , vetëm në ato vende kur lidershipi është i korruptuar. Pse nuk është kaq i fort zëri i ndërkombëtarëve përveç se për faktin e negocimit me Serbinë përveçse në Kosovë. Sepse albin Kurti është një njeri i pakorruptuar, që mund të ja lejoj vetes t’i thotë ambasadorit amerikan jo, për gjëra që nuk mendon se janë të vlefshme apo të nevojshme për vendin e tij.
Ne flasim për diplomatë e huaj që bëjnë ligjin në Shqipëri sepse në krye të lidershipit, kemi një rast të korruptuar dhe një rast qoi është kapur xhaketa diku. Dhe pikërisht përmes këtyre mekanizmave, përmes këtyre presioneve këta njerëz janë të shantazhueshëm dhe të manipulueshme dhe në fund fare e vetmja gjë që ata adresojnë është interesi i tyre për të mos përfunduar prapa hekurave, dhe nuk ka të bëjë me interesin publik. Në momentin që kthehesh në një shtet vasal, kur lidershipi nuk ka këllqe për të thënë jo kur është për t’u thënë jo, dhe po për t’u thënë po, atëherë ne bëjmë pyetje, kush janë këta afganë që vijnë dhe kush e mori vendimin."
Intervistoi Kostana Morava, përgatiti për online Anila Kolgjini.
