Situata e Covid-19, BE heq Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut nga lista e vendeve të sigurta

Këshilli i ministrave të Bashkimit Europian, ditën e sotme ka përditësuar listën e vendeve, për të cilat kufizimet e përkohshme të udhëtimeve jo thelbësore drejt BE-së duhet të hiqen.

Sipas Ruters është hequr nga lista  Izraeli, Kosova, Libani, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Udhëtimet jo thelbësore në BE nga vendet ose entitetet që nuk janë të listuara në listën e rishikuar i nënshtrohen një kufizimi të përkohshëm të udhëtimit.

Lista është përpiluar kryesisht në bazë të situatës së COVID-19 në secilin vend.

Rastet mesatare ditore të COVID-19 në SHBA janë rritur në më shumë se 450 për milion njerëz në javë deri më 28 gusht, krahasuar me nën 40 në mes të qershorit kur Bashkimi Evropian shtoi Shtetet e Bashkuara në listën e tij.

Rastet janë rritur edhe në Izrael, Kosovë dhe Mal të Zi.

Lista e sigurt e BE tani përfshin 17 vende, përfshirë Kanadanë, Japoninë dhe Zelandën e Re.