Lopa ngec në pemë nga përmbytjet e mëdha, ja si e shpëton ekipi (video)
Uragani Ida në New Orelans 'detyroi' një lopë të kacavirrej mbi pemë, për shkak të ujërave të vrullshëm nga shirat e dendur.
Pas disa orësh ekipet zjarrëfikëse arritën ta identifikojnë kafshën dhe e shpëtuan në kohë.
Uragani Ida pushtoi të dielën (29 gusht) jugun e Luizianës në SHBA, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe 2 viktima.
Workers rescued a cow wedged in a tree near New Orleans that became stuck following severe flooding caused by Hurricane Ida.
— Sky News (@SkyNews) September 1, 2021
Read more here: https://t.co/RaHVgeQ1rO pic.twitter.com/0ymCzNeOz3
Një burrë 60-vjeçar vdiq në Ascension Parish pasi një pemë ra mbi shtëpinë e tij, dhe një burrë u mbyt në New Orleans pasi u përpoq të ngiste makinën përmes ujërave, thanë zyrtarët.
Stuhia e fuqishme kaloi të dielën në shtetin e Luizianës në jug të Amerikës, me erëra që arrinin shpejtësinë 240 km për orë.
