Rritja e rasteve të infektimeve në Kosovë/ Hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, nga sot fillon ora policore

E diela ishte ditë e zezë për Kosovën, pasi u shënuan 36 viktima nga COVID-19, numri më i lartë i të vdekurve në ditë që kur u shfaq pandemia në mars të vitit 2020.

Duke e parë gjendjen e rënduar, Qeveria e Kosovës mori masa të reja shtrënguese për të frenuar përhapjen. Kështu, kthehet ora policore për të gjithë qytetarët që fillon prej orës 22:00 deri në ora 05:00.

Maska është e detyrueshme gjithandej, përveç në tri raste: Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes; Gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike dhe; Gjatë ngrënies apo pijes.

Bibliotekat, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, pezullojnë aktivitetin e tyre deri me datë 13 shtator 2021. Teatrot, orkestrat, ansamblet, baleti lejohet të organizojnë shfaqje online (pa prezencë të publikut) si dhe të mbajnë ushtrimet.

Me masat e reja, ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik pa maskë. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve. Ndërsa në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy udhëtarë.

Po ashtu, ndalohen shërbimet në gastronomi në hapësirat e mbyllura. Qëndrimi i klientëve (shërbimi i ushqimit dhe pijeve) lejohet vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve të gastronomisë. Lejohet shfrytëzimi i jo më shumë se 70 % e kapacitetit të hapësirës së hapur. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

TË GJIHA VENDIMET QË HYJNË NË FUQI SOT

B. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës]

C. [Mbrojtja dhe siguria në punë]

Ç[Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]

për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.

15.Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.

16.Obligohen të gjitha institucionet publike dhe private që të përcaktojnë një punonjës të monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 15.

37.Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:30.

38.Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00.

40.Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metërshe.

41.Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.

42.Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK).

H. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]

47.Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik pa maskë.

62.1. Udhëzues i Përkohshëm për aplikimin e masave të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e COVID-19;

62.2. Udhëzues i Përkohshëm për sektorin e shërbimeve personale dhe bizneseve, industrisë, administratës publike dhe OJQ-ve;

62.3. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet arsimore të të gjitha niveleve;

62.4. Udhëzues i Përkohshëm për gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe qendra tregtare;

62.5. Udhëzues i Përkohshëm për tubimet fetare, varrime, punëtori dhe aktivitete kulturore,

62.6. Udhëzues i Përkohshëm për fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative dhe sportive;

62.7. Udhëzues i Përkohshëm për transportin publik;

62.8. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet e kujdesit shëndetësor;

62.9. Udhëzues i Përkohshëm për aviacionin civil;

62.10. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet korrektuese, qendra të azilit dhe të mbajtjes për të huaj;

65.Obligohet Ministri i Shëndetësisë, AUV dhe Policia e Kosovës, që në bashkëpunim me shtabet emergjente komunave, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën l6:00).

N. [Shfuqizimi i vendimit Nr. 01/27]

Masat për ruajtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen nga COVID-19 janë provuar si kritike për të kufizuar transmetimin e COVID-19 dhe për të zvogëluar vdekjet. Sipas raporteve të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, situata epidemiologjike me COVID–19, në Kosovë paraqet një ngritje enorme të rasteve të infektimit me COVID-19.

Në një situatë të tillë, duke ju referuar të dhënave aktuale mbi situatën epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK – së, Qeveria ka ndërmarrë masa të cilat për qëllim kryesor kanë ruajtjen e shëndetit publik si dhe parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.

Duke konsideruar se në gjendjen e njohurive shkencore në dispozicion, rreziqet e transmetimit të virusit COVID-19 zvogëlohen në mes të njerëzve që janë vaksinuar, shëruar së fundmi apo që sapo kanë rezultuar negativ ndaj pranisë së virusit COVID-19, Qeveria ka ndërmarrë masa kufizuese, me qëllim të kontrollit dhe parandalimit të shpërndarjes së COVID-19, në aktivitetet dhe bizneset të cilat bashkojnë një numër të madh njerëzish në të njëjtin vend, dhe në të cilat ruajta e distancës fizike është e vështirë dhe kështu paraqesin një rrezik në rritje të transmetimit të virusit.

Masat e ndërmarra janë proporcionale me rreziqet shëndetësore të shkaktuara dhe të përshtatshme me rrethanat e kohës dhe vendit, si dhe të bazuara në autorizimet e Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në Territorin e Republikës së Kosovës. Masat e ndërmarra përmes këtij vendimi nuk përcaktojnë, në asnjë rast obligimin e vaksinimit të detyrueshëm, duke qenë se kufizimet e vendosura ndaj publikut mund të përmbushen me paraqitjen e dëshmisë së statusit të vaksinimit, të rezultatit të një testimi që arrin në përfundimin se personi nuk është i infektuar me COVID-19, ose se personi është shënuar nga COVID-19 dhe ka antitrupa të mjaftueshëm.

Vendimi për masat kundër COVID-19 është bazuar në vlerësimin e situatës së intensitetit të

transmetimit dhe kapacitetit të sistemit shëndetësor për t’u përgjigjur, por duke i vlerësuar ato edhe nën dritën e efekteve të këtyre masave që mund të ketë në mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë dhe individëve.

Ministria e Shëndetësisë ka bashkërenduar vendimmarrjen me palët e inte­resit, të cilat kanë qenë të ndikuara drejtpërdrejt apo tërthorazi nga pandemia. Qeveria vëren se këto palë kanë ushtruar të drejtën e tyre për ndikim demokratik në vendimmarrje, në përputhje me nenin 45.3 të Kushtetutës.

Masat e përcaktuara në këtë vendim si dhe afatet kohore shërbejnë që situata epidemiologjike të mba­het nën kontroll por nuk përjashtojnë mundësinë e ndërmarrjes së masave të reja kufizuese apo lehtësuese.

Prandaj, në bazë të rekomandimeve të dhëna nga IKShPK-së, ministritë e linjës, palët e inte­re­sit dhe ekspertët përkatës, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.​/KosovaPress/