Kishte fshehur 90 kg kanabis në kamion nga Maqedonia e Veriut, shoferi arrestohet në Greqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2021, 08:40
Kontrollorët e Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike në Greqi kanë kontrolluar një kamion, i cili vinte nga Maqedonia e Veriut.
Në kamion ishin fshehur 90 kilogramë kanabis. Kanabisi u zbulua nga qentë detektivë specialë të Doganës Evzoni.
Policia sekuestroi 88 pako me një total prej 90.5 kilogramë kanabis. Drejtuesi i kamionit u arrestua dhe po merret në pyetje.
