“Mos lejoni djemtë të hedhin baltë mbi gratë”/ Dafina Zeqiri tregon historinë e dhimbshme: Më akuzuan për...

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, ka ngritur zërin për të drejtat e grave, duke u bërë thirrje që të mos të lejojnë t’i akuzojnë ato për për fajet e të tjerëve.

Në një postim që ka bërë në një  ‘Instatory’ në Instagram, këngëtarja si rrallë herë ka treguar se në fillimet e karrierës së saj ka qenë e përfshirë në një marrëdhënie abuzive, ku në përfundim faji i mbeti asaj.

Ajo thotë se asokohe nuk mori mbështetje nga askush, as nga sistemi i korruptuar, ndërkohë djali që ishte në lidhje ecte me kokën lart.

 “Si mundet: Sa herë një grua përdhunohet? Abuzohet? Kërcënohet? Madje dhe vritet? Një nga justifikimet që dëgjon nga djemtë është: ‘Ajo më tradhtonte!’, ‘Donte vetë!’, ‘E kërkoi vetë! Dhe ju e besoni? Vajzat e tjera flasin për këtë gjë? Mos e lejoni të akuzuarin të marrin vëmendje nga budallallëqet e tyre! Mos i lejoni të akuzuarit të bëjnë krime dhe të akuzojnë femrat! Mos i lejoni të akuzuarit të hedhin më shumë baltë mbi gratë! Unë kam qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës dhe gjejeni pak se kë akuzuan… Mua! 

E njëjta gënjeshtër me emrin tim: Ajo po më tradhtonte! Nuk mora asnjëherë ndihmë për mbështetje nga sistemi, sepse ishte i korruptuar! Për vite u përballa komente dhe gjepura! Ndërsa djali që isha në lidhje eci me kokën drejt dhe i lumtur, sepse ai e fitoi vëmendjen! Stop! Më ka ardhur në majë të hundës më të mbajturin gojën mbyllur nga idiotët paragjykues! Ju nuk më njihni dhe emri im është përdorur dhe përmendur shumë herë për vëmendje dhe lajme të rreme nga X persona! Stop!”- shkruan ajo. 

“Mos lejoni djemtë të hedhin baltë mbi gratë”/

Vlen të kujtojmë se para disa kohësh, pak pasi publikoi dhe kripin ‘Duro’ tha se kënga ishte e bazuar në histori të vërtetë dhe mesa duket bëhet fjalë për vetë Zeqirin.