Talibanët pas tërheqjes së amerikanëve: Ne shkruam historinë, fitorja i përket të gjithë afganëve

"Ne shkruam historinë edhe një herë. Njëzet vitet e okupimit të Afganistanit nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë mbaruar sonte," tha Anas Hakani , një anëtar i lëvizjes islamike , përmes Twitter .

"Unë jam shumë i lumtur pas njëzet vitesh xhihad ('lufta e shenjtë'), sakrificave dhe vështirësive, që kam kënaqësinë të shoh këto momente historike."

Ndërkohë, Zambiola Mujahid, një përfaqësues tjetër taliban tha: Dominimi i talibanëve me tërheqjen e trupave të fundit amerikane nga Afganistani mbrëmë pas 20 vitesh luftë i përket afganëve të gjithë", duke theksuar se lëvizja islamike dëshiron të mbajë "marrëdhënie të mira diplomatike me SHBA".

"Urime Afganistanit (...) Kjo fitore na përket të gjithëve ne," tha Zambiola Mujahid, duke folur në aeroportin e Kabulit.

"Ne duam të kemi marrëdhënie të mira diplomatike me Shtetet e Bashkuara dhe botën," tha ai.

Gjithashtu, ai vuri në dukje se humbja e Shteteve të Bashkuara është një "mësim" për pushtuesit e tjerë dhe për të gjithë botën.

"Ky është një mësim i madh për pushtuesit e tjerë për brezat tanë të ardhshëm," tha Zambiola Mujahid.

"Fluturimi i fundit u nis në orën 21:00 dhe tani Afganistani është i lirë", brohorasin talibanët, duke qëlluar në ajër largimin e amerikanëve nga Kabuli.