Pushuesit kosovarë rikthehen drejt Shëngjinit, trafik i rënduar në autostradë
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 30 Gusht 2021, 10:59
Përmirësimi i motit dhe rritja e temperaturave, kanë rikthyer këtë të hënë pushuesit ne bregdetin e Shëngjinit.
Si rrjedhojë gjatë orëve të paradites ka pasur fluks të lartë automjetesh përgjatë superstradës nga Miloti drejt Lezhës dhe në rrugën e Shëngjinit.

Kjo situatë ka krijuar trafik të rënduar dhe shpesh herë dhe bllokim total të qarkullimit. Pjesa më e madhe e automjeteve janë me targa të Kosovës.
