Me mitraloz gati për qitje në sediljen e pasme të BMW, Të arrestuarit si vrasës me pagesë, përplasën makinën e policisë

Në sediljen e pasme të BMW kishin mbështjellë me çarçaf një mitralozi me fishekë në fole gati për qitje. Ndërsa në çantat e vogla mbanin 3 pistoleta edhe ato me fishekë në fole.

Shofer i BMË ishte Aldi Mustafa, i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani, ndërsa pasagjer ishte Uran Zyka i dënuar më parë për veprën penale "Kanosja" dhe 33 vjeçari Tahir Gjiknika.

Në momentin që policia ka ndërhyrë ata kanë qenë duke qarkulluar në lagjen nr 15 të Durrësit.

Kur kanë parë makinën e policisë prapa kanë tentuar të largohen duke goditur nga prapa makinën e policisë, por kanë rënë në kurth pasi janë bllokuar nga mjete dhe shërbime të tjera të Policisë.

Sipas policise se Durrësit "Tre të ndaluarit dyshohet se do kryenin një vrasje, kundrejt pagesës"

Policia publikoi pamjet e operacionit ku të tre të ndaluarit janë nxjerrë nga makina, janë shtrirë në tokë dhe janë prangosur.

"Këta shtetas qarkullonin në lagjen nr.15, Durrës, me mjetin tip "BMW", me drejtues shtetasin Aldi Mustafa. Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, të tre shtetasit kanë tentuar të largohen duke goditur mjetin e shërbimit të Policisë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në operacion, por nuk kanë mundur dot pasi janë bllokuar nga mjete dhe shërbime të tjera të Policisë" informoi sot policia e Durrësit.

Në makinë janë gjetur dhe 9 telefona celularë dhe 1600 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin. 

Me mitraloz gati për qitje në sediljen e pasme të BMW, Të

Me mitraloz gati për qitje në sediljen e pasme të BMW, Të