Video/ Marseille harron kaosin në derbi, mposht 3-1 St. Etienne

Marseille reagon pas ndeshjes kaotike në derbi ku veç humbjes që po merrte pati edhe trazira me lojtarët e Nice dhe me tifozët kryesisht.

Sot skuadra e Sampaolit dha një përgjigje të fortë teksa në “Velodrome”, Marseille fitoi dhe dominoi 3-1 St. Etienne në një duel të dominuar plotësisht, shkruan Ora News.

Matteo Guendouzi, ai që u godit në derbi nga tifozët e Nice, shënoi golin e parë të ndeshjes në 23’ teksa miqtë u përgjigjën në 32’ me Kolodziecjak.

Pjesa e dytë ishte më e mirë dhe më sulmuese për Marseille që arriti të shënonte dy here të tjera me fantazistin Gerson në 51’ dhe turkun Cengiz Under në 68’.

3-1 u mbyll sfida me një fitore bindëse dhe të merituar për Marseille dhe Jorge Sampaolin.