Video/ Dueli i gjigantëve pa fitues, Liverpool-Chelsea ndajnë pikët në “Anfield Road”
Nuk pati fitues në supersfidën e madhe të javës së tretë në Premier League mes Liverpool dhe Chelsea. Në “Anfield Road” nuk mungoi spektakli por të dyja skuadrat u kënaqën me nga një pike pasi sfida u mbyll 1-1.
Pjesa e parë foli më mirë për Chelsean që e nisi më mirë me lojë dhe me raste kun ë 22’ Havertz me një goditje me kokë zë mat portierin Alisson duke i dhënë avantazhin e merituar “Bluve të Londrës”. Liverpooli rriti presionin dhe Klopp bëri edhe një zëvendësim të detyruar në 42’, Diogo Jota për Firminon që rezultoi një armë më shumë. Në minutën e 3 shtesë të pjesës së parë ndodh edhe episodi që vendosi ndeshjen ku Reece James largon topin me dorë teksa po shkonte në rrjetë, karton i kuq dhe penallti për “The Reds”.
Salah nuk gaboi nga pika e bardhë duke barazuar në 1-1 dhe pjesa e dytë kthehet në një ofensivë të vërtetë nga vendasit.
Salah, Jota e Mane bënë gjithçka për të shënuar në fraksionin e dytë por Mendy u tregua i jashtëzakonshëm duke kthyer mbrapsht çdo gjuajtje nga kundërshtarët.
Pavarësisht tentativave, sfida u mbyll 1-1 dhe të dyja ekipet duhet të kënaqen me nga një pike të marrë me atë që dhanë në fushë.
